Dramë në “Benito Villamarin”, Betis-i ndal Realin në shtesë, “asist” titulli për Barcelonën
Real Madridi ka bërë një hap fals që mund t’i kushtojë titullin e La Ligas, duke u ndalur në një barazim dramatik 1-1 në transfertën delikate të javës së 33-të ndaj Real Betisit. Ndonëse skuadra e Arbeloas e pati fitoren në xhep për pothuajse gjithë takimin, një gol në frymën e fundit nga Hector Bellerin ka përmbysur të gjithë skenarin, duke ndryshuar tërësisht ekuilibrat e garës në krye të tabelës. Takimi nisi në mënyrën ideale për “Los Blancos”. Që në minutën e 17-të, ishte braziliani Vinicius Jr. ai që zhbllokoi shifrat, duke treguar sërish formën e tij fantastike dhe duke e dërguar topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë. Ky gol solli qetësi në radhët e madrilenëve, të cilët menaxhuan lojën dhe u përpoqën...
Burimi:
top-channel.tv