Dani Cardenas, portieri i Rayo që bën gjithçka, rregullon rrjetën e portës dhe më pas pret penalltinë
Në stadimin e Vallecas ku luan Rayo Vallecano i Ivan Balliut, mungojnë tribunat në një anë, prej disa ndeshjesh tabela elektronike ku shfaqen minutazhi dhe rezultati nuk funksionion dhe gjatë këtij sezoni ndeshja kundër Oviedos u shty për shkak të moskujdesit ndaj terrenit të lojës. Këtyre vështirësive, iu shtua edhe një tjetër, ajo e mbrëmjes së 23 prillit, që për fat të mirë u zgjidh shumë shpejt. Gjithçka ndodhi në sfidën me Espanyolin. Me t’u kthyer në fushë pas pushimit të ndeshjes, asistenti i arbitrit vuri re një vrimë në cepin e djathtë të portës që do të mbrohej nga portieri i Rayos, Dani Cardenas. Duke parë se askush nga përgjegjësit e skuadrës vendase nuk u paraqit, hyri në veprim vetë portieri. Pa shkallë dhe...
Burimi:
top-channel.tv