Barcelona, Szczesny harron Buffon: Për herë të parë luaj me një portier më të zotin se unë
Wojciech Szczesny, ish portieri i Juventusit festoi titullin e dytë radhazi kampion me Barcelonën dhe…harron të kaluarën. Së fund janë bërë objekt diskutimi fjalët e portierit polak, pas fitores së katalanasve në El Clasico me Realin e Madridit që iu dhuroi blaugranave titullin e 29 në La Liga. ‘Për herë të parë në jetën time kam luajtur me një portier më të mirë se unë-ishin fjalët e Szczesny që u referohej Joan Garcia që Barcelona e mori nga Espanyol në qershorin e 2025 dhe që është grumbulluar edhe në kombëtaren spanjolle. Por fakti që ai nuk përmendi Gianluigi Buffon ka shkaktuar pakënaqësi te shumë tifozë bardhezinj dhe jo vetëm. ‘Është një ndjesi e çuditshme, por më sjell pak me këmbë në tokë-tha Szczesny-Alisson te Roma?...
Burimi:
top-channel.tv