Barcelona nuk shkëlqen, por fiton ndaj Celtas, diferenca me Realin shkon sërish +9 pikë
Barcelona e bëri detyrën e saj ndaj Celta Vigos dhe arriti të fitojë përballjen me të edhe pse pa shkëlqim. Skuadra katalanase arriti të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 duke e kthyer diferencën prej 9 pikësh me Realin e Madridit. Ndeshja nisi vrullshëm me raste shënimi për të dyja skuadrat që në sekondat e para. Në fillim ishte Yamal që rrezikoi për Barcelonën, më pas ishte Pablo Duran gjuajtja e të cilit u ndal nga Joan Garcia. Celta Vigo kishte meritën që u mbajt mirë në fushë dhe tentoi jo pak herë t’i krijojë probleme Barcelonës. Por në minutën e 40, katalanasit fituan një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Yamal që i dha avantazhin Barcelonës 1-0 me 18 vjecarin që nuk festoi ...
Burimi:
top-channel.tv