Barcelona nuk gabon ndaj Getafes, titulli në La Liga gjithnjë e më pranë

Barcelona nuk gabon ndaj Getafes, titulli në La Liga gjithnjë e më pranë

Barcelona nuk gaboi në ndeshjen e saj të javës së 32 të Ligës Spanjolle. Skuadra katalanase e shfrytëzoi në maksimum barazimin e Realit të Madridit në sfidën ndaj Betis dhe arriti t’i imponohet Getafes në fushën e kësaj të fundit duke e mundur me rezultatin 2-0, një sukses që e afron gjithnjë e më shumë me titullin kampion. Edhe pse pa Lamine Yamal të dëmtuar, skuadra katalanase e bëri detyrën e saj në këtë përballje duke marrë maksimunin prej saj. Në pjesën e parë, miqtë u hodhën në sulm në kërkim të golit të cilin e gjetën vetëm në minutën e 45 me Fermin Lopez që shënoi pas një asisti të Pedrit dhe kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Barcelonës. Në...