Barcelona në “ethe”, oferta 150 milionë euro e Real Madridit pritet të jetë për… Alvarez

Barcelona në “ethe”, oferta 150 milionë euro e Real Madridit pritet të jetë për… Alvarez

Nesër, Real Madridi mund të paraqesë ofertën e tyre të famshme prej 150 milionë eurosh për një lojtar të nivelit të lartë që luan në Champions League, diçka e paralajmëruar nga presidenti Perez. Olise shihet si opsioni më i mundshëm, por thashetheme të shumta kanë qarkulluar në orët e fundit rreth Julian Alvarez. Për më tepër, ka pasur disa aktivitete rreth argjentinasit, i cili vlerësohet shumë nga “Los Blancos”. Atletico Madrid, i përballur me një ofertë prej 150 milionë eurosh, thuhet se është i gatshëm të ndahet me sulmuesin. Si Real Madridi, ashtu edhe rrethi i Julian Alvarez kanë preferuar të mos komentojnë mbi thashethemet e fundit.   Top Channel