Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit. Shënon me penallti dhe dëmtohet, rrezikon botërorin

Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit. Shënon me penallti dhe dëmtohet, rrezikon botërorin

Lamine Yamal mban Barcelonën dhe Spanjën në ankth. Sulmuesi 18 vjeçar shënoi me penallti për blaugranat në ndeshjen ndaj Celta Vigo dhe menjëherë ndjeu një problem muskular dhe kërkoi zëvendësim. Doktor Pruna hyri në fushën e lojës për ta ekzaminuar dhe për të parë nëse mund të luante, por në fund ai zgjodhi të tregohej i kujdesshëm dhe Roony hyri në vendin e tij. Ndërkohë që Yamal shkoi direkt në dhomat e zhveshjes duke ndjerë dhimbje. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo, ekzaminimet e para flasin për një këputje muskulare që do të thotë se Yamal mund ta ketë mbyllur sezonin, ndërkohë që rrezikohet edhe pjesëmarrja në Botëror. këtë të enjte futbollisti do të bëjë ekzaminime mjekësore më të detajuara për të përcaktuar shkallën e...