Barcelona kampione e Spanjës, katalanasit “gjunjëzojnë” Real Madridin dhe festojnë titullin në sytë e rivalëve
Barcelona është kampione e Spanjës për të dytin sezon radhazi dhe për të 29-ën herë në histori. Ekipi katalanas e arriti këtë sukses në një mënyrë historike, duke mposhtur me shifrat 2-0 rivalin e saj të përjetshëm, Real Madridin. Ishte një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga skuadra e Hansi Flick, që shënoi që në minutën e 9-të me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë spektakolare nga Rashford. Vetëm nëntë minuta më vonë ishte Ferran Torres, i cili i asistuar plot klas nga Dani Olmo, mundi të shënonte për 2-0, duke e çuar ndeshjen sipas planeve të trajnerit gjerman. Në minutat në vijim katalanasit u treguan të kujdesshëm, duke e qarkulluar topin më së shumti në zona të sigurta dhe neutralizuar...
Burimi:
top-channel.tv