Barcelona fitoi La Liga, por Reali i Madridit e ka edhe një objektiv për këtë sezon…
Për Realin e Madridit ende nuk është mbyllur sezoni edhe pse Los Blancos nuk do të mund të fitojnë më asnjë titull këtë sezon. Në fakt Los Blancos e kanë ende dhe një objektiv për të arritur, të sigurojnë përfundimisht pjesëmarrjen në Superkupën e Spanjës. Një objektiv që skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa do ta ketë të lehtë. Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit, Reali i Madridit duhet të mbyllë kampionatin në vendin e dytë në mënyrë që të sigurojë pjesëmarrjen në këtë kompeticion. Aktualisht, Los Blancos janë 8 pikë para vendit të tretë që mbahet nga Villarreal dhe kështu iu mjafton vetëm 1 pikë në ndeshjet e mbetura, dhe Nëndetësja e Verdhë të mos fitojë...
Burimi:
top-channel.tv