Atletiko Madridi rikthehet te fitoret në La Liga, dopjeta e Sorlotit fundos Bilbaon

Atletiko Madridi rikthehet te fitoret në La Liga, dopjeta e Sorlotit fundos Bilbaon

Atletiko Madridi ka mposhtur Atletik Bilbaon, duke i dhënë fund serisë së rezultateve negative. “Colchoneros” fituan me rezultatin 3–2 në stadiumin “Metropolitano”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të La Ligës. Vizitorët kaluan të parët në epërsi me anë të Paredesit në pjesën e parë. Megjithatë, në pjesën e dytë, Atletiko u përgjigj fillimisht me një gol të Grizmanit dhe më pas me dy gola të tjerë nga Sorloti. Ekipi i Valverdes arriti të shënonte vetëm në kohën shtesë me anë të Guruzetës, por pa mundur të ndryshonte fatin e takimit. Pas kësaj fitoreje, Atletiko Madrid renditet në vendin e katërt me 60 pikë, ndërsa Bilbao mbetet në kuotën e 41 pikëve. Top Channel