Kuqezinjtë ndezin motorët për miqësoret e qershorit, lajm i keq për Ismajlin!
Kuqezinjtë janë gati për dy ndeshjet e qershorit që dhe pse në kuadrin e miqësoreve, vlejnë shumë për trajnerin Rolando Maran që të njoh ekipin dhe mbi të gjitha për të qenë gati për Ligën e Kombeve. Për fatin e keq grumbullimi nisi me një lajm të keq pasi Ardian Ismajli është larguar për shkak të dëmtimit të tij. Futbollisti iu bashkua fillimisht ekipit kombëtar, por duke qenë se vinte pas një problemi muskulor që e kishte mbajtur larg fushave për disa javë dhe ishte rikthyer në lojë vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit, ai u paraqit në kushte fizike jo optimale dhe nuk ishte plotësisht i gatshëm për dy ndeshjet miqësore të planifikuara. Pas konsultimeve ndërmjet stafit teknik dhe lojtarit, si edhe një...
Burimi:
javanews.al