Barça e kthen në “tërhiq e mos e këput” me yllin e Kosovës, sulmuesin që pëlqehej nga Flick

Barça e kthen në “tërhiq e mos e këput” me yllin e Kosovës, sulmuesin që pëlqehej nga Flick

Fisnik Asllani ishte një nga emrat që Barcelona ndoqi me shumë vëmendje gjatë sezonit për të përforcuar sulmin. Sulmuesi i ri i Hoffenheim tërhoqi interes për potencialin dhe çmimin e tij, pasi kishte një klauzolë largimi prej 29 milionë eurosh. Nuk ishte prioritet, por për shkak të vështirësive në treg, drejtuesit blaugrana intensifikuan vëzhgimin dhe kontaktet. Sipas “Bild”, Asllani pritet të firmosë me RB Leipzig, pasi është lodhur duke pritur Barcelonën. Burime pranë klubit katalanas konfirmojnë se emri i Asllanit është analizuar seriozisht javët e fundit, duke u peshuar avantazhet dhe disavantazhet e operacionit. Megjithatë, objektivi kryesor i Barcelonës mbeti Julián Álvarez, ndërsa Asllani u konsiderua si alternativë vetëm pasi negociatat për argjentinasin u vështirësuan. Me ardhjen e muajit gusht, Asllani thuhet se ka pranuar...