21 mijë maturantë garojnë në universitete, Xhelaj: 77% janë nxënës që mbaruan këtë vit
Pjesë e garës për të fituar të drejtën e studimit në universitet janë bërë rreth 21 mijë maturantë, por veç maturantëve të këtij viti, rreth 4 mijë janë aplikime nga kandidatë që e kanë mbaruar shkollën e mesme disa vite më parë. Sipas Arjan Xhelaj, drejtor i rrjetit akademik shqiptar, maturantët që garojnë për mjekësi apo arkitekturë në universitetet publike apo dhe degë të tjera që kanë teste duhet të ndjekin faqet e universiteteve për datat e konkurseve. Sipas Xhelajt renditja e fituesve në portalin u-albania do të bëhet më 22 gusht. Edhe këtë vit preferencat e maturantëve janë të orientuara drejt degëve të mjekësisë, teknologjisë së informacionit, inxhinierisë së ndërtimit dhe arkitekturës.
Burimi:
javanews.al