Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Vescovato, një qytezë në provincën e Cremona në Itali. Mediat italiane raportojnë se në orët e vona një 24-vjeçar i identifikuar si N. Dalipaj, dyshohet se është goditur të paktën tri herë në fyt me thikë pas një sherri mes të rinjsh. Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, por 24-vjeçari ndërroi jetë pak pas shtrimit. Për këtë ngjarje është ndaluar një 32-vjeçar, Mattia Miraglia, banues në Vescovato. Ai ka mbetur gjithashtu i plagosur gjatë përleshjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Maggiore” të Cremonës. Sipas të dhënave të para nga hetimi i karabinierëve, konflikti dyshohet se ka nisur për motive banale, konkretisht nga xhelozia për një vajzë. Paraprakisht dyshohet se mes dy...