Kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për femra: Shqipëria pëson humbje të thellë në Uells
Kombëtarja e vajzave e Shqipërisë u mposht me rezultatin 4-0 nga Uellsi në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të marte në stadiumin “Stok Rae Cas” në Wrexham, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027. Trajneri Armir Grima e nisi takimin me këtë formacion titullar: Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Leonora Dedgjonaj, Armera Tukaj, Arbenita Curraj, Mikaela Metalla, Ezmeralda Franja, Ilaria Zarka, Megi Doçi dhe Fortesa Berisha. Takimi nisi me ritëm të lartë, me minutat e para të luftuara nga të dyja skuadrat dhe me përfaqësuesen kuqezi që tregoi angazhim maksimal në çdo duel. Vendaset kaluan në avantazh në minutën e 15-të me golin e shënuar nga Cain, ndërsa dyfishuan shifrat në minutën e 35-të. Pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor...
Burimi:
telesport.al