Kristian Asllani mund t’i bashkohet Frozinones, Shpendi refuzon të largohet nga Empoli
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares tonë vijojnë të marrin vëmendje të shtuar në merkato, ku dy prej emrave më të lakuar ditën e djeshme ishin Kristjan Asllani dhe Stiven Shpendi, i pari me oferta konkrete nga Serie A dhe nga superliga turke e tjetri brenda Italisë. Kështu, Sasuolo ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin, i cili mund të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar veror. Sipas raportimeve, Sasuolo ka kontaktuar zyrtarët e Interit për të marrë informacione rreth kushteve të një transferimi të mundshëm, ndërsa ende nuk është paraqitur ndonjë ofertë zyrtare. Asllani nuk konsiderohet pjesë e planeve të trajnerit Kristian Kivu për edicionin e ri, çka e bën të mundshëm largimin e tij nga “Nerazzurrët”. Për 24-vjeçarin interesim kanë shfaqur edhe Kaliari...
Burimi:
sot.com.al