Russell pranon vështirësitë: Kam që në vitin 2020 që punoj me një psikolog, e di se çfarë jam i aftë të bëj
Ndërsa pret rikthimin në pistën e Zandvoort këtë fundjavë, pas pushimeve verore, gjysma e parë e kampionatit të vitit 2026 nuk ka qenë shumë pozitive për George Russell. Piloti britanik i Mercedes shënoi dy fitore (Australi dhe Austri), por këto janë lënë në hije nga forma e jashtëzakonshme e shokut të tij të skuadrës Kimi Antonelli. Kësaj i shtohen edhe rezultatet më të qëndrueshme të Lewis Hamilton, aktualisht i dyti në kampionat, pak përpara Russell, i cili e kishte filluar kampionatin duke synuar titullin e tij të parë botëror. Prandaj, sezoni nuk po shkon sipas planit për britanikun, që kohët e fundit kërkoi mbështetje për të përmirësuar performancën e tij në pistë. 28-vjeçari anglez, pranoi se po takohet me psikologun e tij sportiv pikërisht për...
Burimi:
telesport.al