Kosovë/ Drita fiton me Prishtinën, Malisheva drejt Europës

Kosovë/ Drita fiton me Prishtinën, Malisheva drejt Europës

Liderja e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, i është afruar edhe më shumë mbrojtjes së titullit të kampionit pas fitores 1:0 ndaj Prishtinës të mërkurën pasdite. Golin që vendosi derbin e javës së 31-të të elitës së futbollit kosovar, e realizoi sulmuesi i Dritës, Blerim Krasniqi. Sulmuesi Krasniqi realizoi nga afërsia pas asistimit të Liridon Balajt në minutën e 83-të. Me fitore, Drita është forcuar në pozitën e parë me 60 pikë. Prishtina mbetet në vendin e katërt, katër pikë larg vendit të tretë të cilën e mban Malisheva me 49 pikë pas fitores 3:1 ndaj Gjilanit. Për Prishtinën ishte humbja e parë pas katër barazimeve rresht. Pozita e tretë siguron edicionin e ardhshëm paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Deri në fund...