Kombëtaret e volejbollit në fushë për 3 fundjava radhazi, ndeshjet “alla Champions” me rivalë të ndryshëm

Kombëtaret e volejbollit në fushë për 3 fundjava radhazi, ndeshjet “alla Champions” me rivalë të ndryshëm

Kombëtaret e volejbollit për meshkuj dhe femra do të zbresin në fushë këtë fundjavë, për tri të tilla me radhë, për të nisur fazën e grupeve të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit). Ajo që bie në sy në këtë edicion është se të gjitha ekipet pjesëmarrëse, në të dyja kategoritë, janë në një grup të vetëm: 27 skuadra për meshkuj dhe 24 për femra. Praktikisht do të luhet si në Champions League, me një renditje të vetme. Por, çdo fundjavë, për tri të tilla me radhë, kombëtaret do të jenë në mini-turne me nga tri skuadra të ndryshme. Pra, çdo kombëtare pjesëmarrëse do të luajë nga dy ndeshje në fundjavë (një ditë do ta ketë pushim). Meshkujt – Më datat 5-7 qershor, djemtë...