Kohës së tij te Lacio i ka ardhur fundi, Hysaj organizon ‘barbecue’ për shokët e skuadrës
Elseid Hysaj do të largohet nga Lacio këtë verë. Përvojës së tij 5-vjeçare te bardhekaltrit i ka ardhur fundi, teksa nuk bën më pjesë në planet e klubit. Ai e ka kaluar pjesën më të madhe në dy sezonet e fundit në tribunë ose në stol. Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, Hysaj ka organizuar një barbecue ditën e djeshme. Mbrojtësi kuqezi grumbulloi shokët e ekipit pas përfundimit të seancës stërvitore në Formelo, duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com