“Klubi ishte në dijeni. Jeta vazhdon…”, Tchouameni jep versionin e tij për sherrin me Valverden

“Klubi ishte në dijeni. Jeta vazhdon…”, Tchouameni jep versionin e tij për sherrin me Valverden

31 Maj 2026 20:25 Telesport Në një konferencë të fundit për shtyp gjatë grumbullimit me ekipin kombëtar francez në përgatitjet për Kupën e Botës, Aurélien Tchouaméni, u ndal edhe te sherri i bujshëm me shokun e skuadrës te Real Madrid, Federico Valverde. “Padyshim, ndodhën gjëra, mund t’i shihje dhe t’i dëgjoje në media. U ekzagjerua jashtë mase sepse u publikua në media, dhe kur luan për Real Madridin, kjo krijon një reagim të madh. U thanë shumë gjëra të pakuptimta në shtyp. Lexova se pati një sherr dhe se e kisha goditur me grusht… Gjë që nuk ishte e vërtetë. Nuk do të hyj në më shumë detaje. Gjëja më e rëndësishme është që klubi ishte në dijeni të asaj që ndodhi. Ka shumë gjëra...