Kishte parashikuar saktë fituesit e 3 edicioneve të fundit, Neymar tallet me të: “Provoje në Botërorin e ardhshëm”
30 Qershor 2026 13:07 Alfred Lleshi Ka pasur një kohë kur parashikimet e matematikanit dhe ekonomistit gjerman Joachim Klement konsideroheshin pothuajse të pagabueshme në futboll. Modeli i tij statistikor, që kombinon faktorë sportivë, ekonomikë dhe demografikë, kishte parashikuar saktë kampionët e tre Botërorëve të fundit. Prandaj, kur para ndeshjes Brazil-Japoni ai deklaroi se japonezët do ta eliminonin Brazilin, parashikimi bëri jehonë në mbarë botën. Pas fitores 2-1 të Brazilit në Houston, Neymar reagoi në rrjetet sociale me një mesazh ironik: “Z.Joachim Klement…, ju lutem provojeni në Botërorin e ardhshëm”. Postimi, i shoqëruar me një foto të ekonomistit, u bë menjëherë “viral” pas kualifikimit të skuadrës së Carlo Ancelottit. Klement është strateg investimesh dhe fitoi famë pasi modeli i tij parashikoi triumfet e Gjermanisë më 2014, Francës...
Burimi:
telesport.al