Kimi Antonelli i pandalshëm, triumfon edhe në garën e Majemi, dy McLaren në podium

Kimi Antonelli i pandalshëm, triumfon edhe në garën e Majemi, dy McLaren në podium

Piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, fitoi mbrëmjen e sotme garën e Cmimit të Madh të Majemi në Formula 1. Ai e nisi garën nga “pole” dhe e mbylli atë në vendin e parë, por për kryesuesin e botërorit nuk ishte një fitore e lehtë. Antonelli bëhet piloti i parë që nis tri gara radhazi nga “pole” dhe i fiton ato. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy makinat McLaren, me Lando Norris që la pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Britaniku dueloi deri në fund me Antonelli për fitoren, por pa mundur ta parakalojë. Ndërsa australiani kapi podiumin në dy xhirot e fundit, pasi parakaloi Charles Leclerc. Monegasku i Ferrarit humbi podiumin në fundin e garës, madje pati edhe...