Kempes “kurorëzon” Argjentinën: Kush do titullin në Botërorin 2026, duhet të na mposhtë

Kempes “kurorëzon” Argjentinën: Kush do titullin në Botërorin 2026, duhet të na mposhtë

13 Qershor 2026 12:34 Alfred Lleshi Mario Kempes, kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, e sheh ende “Albiceleste” si një nga pretendentet kryesore për titullin botëror. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai vlerësoi trajnerin e kampionëve të botës në fuqi: “Scaloni është Scaloni. Mori një kombëtare në një moment të vështirë, ndryshoi shumë gjëra dhe i surprizoi të gjithë. Botërori i fituar është fryt i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm”. Për sulmin, Kempes mendon se Argjentina do të luajë me Lionel Messin dhe një sulmues të vetëm, duke alternuar Lautaro Martínez dhe Julián Álvarez: “Lautaro është shkatërrues pranë zonës së rreptësisë, ndërsa Julián merr më shumë pjesë në ndërtimin e lojës”. Për kapitenin e Interit thotë: “Është një sulmues i madh, më kujton...