Pas serisë së rinovimeve, Vllaznia largon dy futbollisë, njëri u përplas me trajnerin Martini
Pas një sërë rinovimesh, Vllaznia konfirmon largimet e para për sezonin e ri. Klubi shkodran, përmes një komunikate zyrtare bën të ditur mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësit Andrey Yago dhe Alexander Kouros. ‘KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Andrey Yago dhe Alexandros Kouros. Njëkohësisht i falënderojmë për kontributin e tyre me fanellën kuqeblu dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre të mëtejshme’-lexohej në komunikatën e Vllaznisë. Në fakt largimi i Andrey Yago mund të imagjinohej për shkak edhe të përplasjes që ai pati me trajnerin Edi Martini në ndeshjen e fundit të fazës së Final Four të Kategorisë Superiore me Elbasnin. Ndërsa Kouros që u kërkua nga vetë trajneri vitin e kaluar, nuk i realizoi pritshmëritë dhe...
Burimi:
top-channel.tv