LIVE Dinamo-Egnatia/ Dominojnë dinamovitët, Bregu shënon edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë

LIVE Dinamo-Egnatia/ Dominojnë dinamovitët, Bregu shënon edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë

Dinamo dhe Egnatia përballen sot në finalen e Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Të dyja skuadrat e shohin këtë ndeshje si një test të rëndësishëm përpara pjesëmarrjes në Final Four. Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë, ndërsa Dinamo u rendit e katërta. Gjatë këtij sezoni, bilanci mes dy ekipeve është mjaft i ekuilibruar. Dinamo ka fituar dy ndeshje, përfshirë edhe një sukses në Superkupë, ndërsa Egnatia ka triumfuar po në dy përballje, me një tjetër ndeshje në kampionat që është mbyllur në barazim. Numri i golave të shënuar në këto sfida tregon për një duel të hapur dhe me pritshmëri të larta edhe në finalen e sotme. Trajnerët Ilir Daja dhe Nevil Dede kanë...