Kategoria Superiore për femra, Vllaznia fiton në Durrës. Dominojnë ekipet vendase
3 Maj 2026 20:14 Telesport Është mbyllur java e 17-të e kampionatit “Kategoria Superiore” për vajza, e cila u zhvillua në tre ditë dhe prodhoi rezultate të thella. Java nisi me një fitore të thellë të Egnatias, që triumfoi 13-0 ndaj Lushnjës, duke treguar diferencat në fushë. Po ashtu, edhe Gramshi mori një fitore bindëse 5-0 përballë Partizanit. Në ndeshjet e së dielës, Apolonia dominoi ndaj Kinostudios me rezultatin 9-1, ndërsa sfida më e fortë e javës u zhvillua në Durrës, ku Vllaznia fitoi 4-0 ndaj Teutës, duke konfirmuar edhe një herë statusin si një nga skuadrat më të forta të kampionatit. “Kategoria Superiore” për vajza Egnatia – Lushnja 13-0 Gramshi – Partizani 5-0 Apolonia – Kinostudio 9-1 Teuta – Vllaznia 0-4
Burimi:
telesport.al