Kategoria e Parë/ Pogradeci dhe Iliria pritës në sfidat Play Off
Pogradeci- Kastrioti dhe Iliria- Besa janë dy sfidat e fazës play off në Kategori të Parë. Të katër ekipet e rënditura nga vendi i tretë deri te i gjashti janë të impenjuara sot në orën 16:00 me formulën që dy skuadrat fituese do të përballen me një takim tjetër për të përcaktuar skuadrën që do të shkojë në sfidën finale me të tetën e Superiores e cila vlen një biletë për në Abissnet Superiore. Formula e përcaktuar nga FSHF ‘inkurajon’ skuadrat e vendit të 3-4 ndërsa jep të drejtë Pogradecit dhe Ilirisë jo vetëm të luajnë në fushat e tyre por dhe t’ju mjaftojë dhe barazimi për të ecur drejt ndeshjes finale të këtij niveli. Ndërkaq nëse në “Gjorgje Kyçyku” liqenorët do të kenë praninë...
Burimi:
sportiim.al