Kampion Europe dhe Bote, Spanja ka gati “dhuratën” e merituar për trajnerin Luis De la Fuente

Kampion Europe dhe Bote, Spanja ka gati “dhuratën” e merituar për trajnerin Luis De la Fuente

Luis De la Fuente pritet të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares spanjolle edhe për 4 vite të tjera. Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur t’i ofrojë trajnerit kampion Bote një kontratë të re, e cila do ta lidhte me “La Roja” deri në përfundim të Kupës së Botës 2030. Presidenti i Federatës, Rafael Luzan, është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vazhdimit të projektit me De la Fuente. Edhe pse kontrata aktuale e teknikut spanjoll skadon pas “EURO 2028”, drejtuesit e futbollit spanjoll janë të bindur se ai është njeriu i duhur për ta udhëhequr ekipin edhe në ciklin e ardhshëm. Vetë Luzan kishte deklaruar më herët për të përditshmen “AS” se bisedimet për rinovimin do të nisin pas përfundimit të Botërorit....