Kameramani “bëhet për spital” gjatë Botërorit nga mbrojtësi uzbek, pastaj ndëshkohet me karton të verdhë

Kameramani “bëhet për spital” gjatë Botërorit nga mbrojtësi uzbek, pastaj ndëshkohet me karton të verdhë

Debutimi i Fabio Cannavaros si trajner në Botëror nuk ishte i suksesshëm, pasi Uzbekistani u mposht 3-1 nga Kolumbia. Megjithatë, ndeshja u shënua edhe nga një episod i pazakontë. Në minutën e 34-t, me rezultatin ende 0-0, mbrojtësi i Manchester City, Abdukodir Khusanov, ndërhyri ashpër ndaj Luis Díaz. Pas kontaktit, ai nuk arriti të ndalonte vrullin dhe përfundoi aksidentalisht mbi një kameraman pranë vijës anësore, duke e rrëzuar fort në tokë. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, ndërsa stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë kameramanit, i cili kishte pësuar dëmtime në kyçin e këmbës dhe në këmbë. Khusanov qëndroi pranë tij për t’u siguruar për gjendjen e tij. Pas rifillimit të lojës, mbrojtësi uzbek u ndëshkua me karton të verdhë, jo...