“Kam firmosur, por nuk e lexova fare kontratën”! Armand Duka zbulon bisedën me trajnerin e ri të Shqipërisë: Kjo është zgjedhja e duhur
Silvinjo nuk do të jetë më trajneri i Shqipërisë. Sot në konferencën për shtyp është prezantuar trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran. Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka treguar më shumë rreth kësaj zgjedhje dhe arsyen se përse vendosi për këtë trajner. “Kam bindjen e plotë se kemi bërë zgjedhjen e duhur, në kohën dhe në vendin e duhur. Duke parë eksperiencën e tij, me kultura të ndryshme në Itali, duke pasur parasysh këtë eksperiencë, do të bëjë mirë. Përse vetëm italian trajnerët? Po pjesa më e madhe e lojtarëve tanë është në Itali, nga pikëpamja sportive dhe kulturore, ka qenë një nga arsyet se përse kemi vendosur për këtë profil, pra një trajner nga Italia. Kemi biseduar edhe me...
Burimi:
sportekspres.com