Juventusi shtyn fort për Kessié, këtë javë takim mes palëve. Pengesë duket paga e mesfushorit
22 Qershor 2026 9:15 Alfred Lleshi Dëshira e Franck Kessié për t’u rikthyer në Itali po bëhet gjithnjë e më e fortë. Pas tri sezonesh tek Al-Ahli në Arabinë Saudite, mesfushori nga Bregu i Fildishtë është gati të nisë një aventurë të re në Europë, me synimin për t’u rikthyer në Serie A, kampionatin ku u afirmua me fanellat e Atalantës dhe Milanit. Mes klubeve që po ndjekin me interes situatën është Juventusi. Kontaktet mes palëve kanë ekzistuar edhe më parë, por tani kushtet duken më të favorshme. Futbollisti i lindur në vitin 1996 konsiderohet një mundësi e mirë falë përvojës ndërkombëtare, aftësisë për të garantuar ekuilibër në mesfushë dhe faktit se mund të transferohet pa kosto kartoni. Këto cilësi pëlqehen si nga drejtuesit bardhezinj,...
Burimi:
telesport.al