Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen
Juventusi nuk ndalet në merkato. Pas sigurimit të Randal Kolo Muanit, bardhezinjtë kanë përshpejtuar negociatat edhe për një nga talentet më të kërkuar të futbollit europian, Kerim Alajbegoviç. Sipas mediave italiane, klubi torinez i ka paraqitur Bayer Leverkusenit një ofertë zyrtare prej 35 milionë eurosh, së cilës i shtohet edhe 10 për qind e vlerës së një shitjeje të ardhshme. Marrëveshja mes dy klubeve raportohet se është shumë pranë finalizimit, ndërsa drejtuesit e Juventusit po punojnë për të siguruar edhe dakordësinë e futbollistit, me synimin për të mbyllur sa më shpejt operacionin. Konkurrenca, megjithatë, mbetet e fortë. Për 18-vjeçarin kanë shfaqur interes edhe Milani, Chelsea dhe Napoli, por Juventusi duket se ka marrë avantazhin në garën për firmën e tij. Një rol të rëndësishëm në...
Burimi:
gijotina.com