Juventus i rikthehet “dashurisë së vjetër”, synon mesfushorin që shkëlqeu në Seria A me Milan

Juventus i rikthehet “dashurisë së vjetër”, synon mesfushorin që shkëlqeu në Seria A me Milan

9 Qershor 2026 12:12 Telesport Pasi përfundoi i gjashti dhe nuk arriti të kualifikohej për Champions League të sezonit të ardhshëm, Juventus po kërkon përforcime dhe mund ta kthejë përsëri vëmendjen te Franck Kessié. Kontrata e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë skadon këtë verë dhe ai refuzoi një rinovim me Al Ahli, e cila i kishte ofruar një kontratë të re dyvjeçare me vlerë 12 milionë euro në sezon. Prioriteti i tij është një rikthim në Itali, ku ka luajtur me Atalanta e Milan. Mesfushori është i gatshëm të pranojë paga më të ulëta për t’u rikthyer në Serie A. Bardhezinjtë, të cilët e kanë monitoruar atë për njëfarë kohe, mund ta shqyrtojnë këtë mundësi në ditët në vijim. Gjatë sezonit 2025/26, Kessié bëri 42...