“Jashari është një talent i frikshëm”, ish-lojtari italian flet me superlativa: Po flasim për një nivel shumë të lartë për këtë ekip

“Jashari është një talent i frikshëm”, ish-lojtari italian flet me superlativa: Po flasim për një nivel shumë të lartë për këtë ekip

Andrea Agostineli ka folur së fundmi për mundësinë e transferimit të Gimenezit te Lacio. Ish-lojtari i bardhekaltërve e sheh sulmuesin e Milanit si një luks për Lacion. Madje ai shton se do të donte të shihte edhe Jasharin te ekipi kryeqytetas. Agostineli e vlerëson së tepërmi mesfushorin shqiptar, të cilin e konsideron si një nivel shumë të lartë për këtë skuadër të Lacios. “Do të doja edhe Jasharin. Ai më ka zhgënjyer pak këtë vit, pavarësisht se ka luajtur kaq pak, por është një talent i frikshëm, një mesfushor i mirë. Megjithatë, po flasim për një nivel shumë të lartë për këtë ekip të Lacios”, ka thënë Andrea Agostineli./Sport Ekspres/