“Japonezët janë të gjithë njësoj”; Van der Vaart kërkon falje pas deklaratës së tij në Botëror

“Japonezët janë të gjithë njësoj”; Van der Vaart kërkon falje pas deklaratës së tij në Botëror

18 Qershor 2026 13:23 Alfred Lleshi Ish-mesfushori i Holandës, Rafael van der Vaart, është detyruar të kërkojë falje për një koment të bërë në transmetim të drejtpërdrejtë, pas barazimit 2-2 mes Holandës dhe Japonisë në Botërorin 2026. Sot komentator për televizionin publik holandez NOS, Van der Vaart po analizonte paraqitjen e mbrojtësit Micky van de Ven kur tha me shaka: “Lojtarët japonezë ngjajnë të gjithë njësoj, ndoshta edhe Van de Ven e mendoi këtë… Sigurisht që është shaka”. Komenti erdhi teksa po analizohej goli i barazimit të Japonisë nga goditja e këndit. Deklarata u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe u kritikua gjerësisht, duke u konsideruar fyese dhe stereotipizuese. Përballë reagimeve, Van der Vaart publikoi një kërkim faljeje: “E kuptoj që disa njerëz i kanë konsideruar...