Ja si televizioni argjentinas shpalli gabimisht vdekjen e babait të Messit, reagon familja: “Të papërgjegjshëm”

Ja si televizioni argjentinas shpalli gabimisht vdekjen e babait të Messit, reagon familja: “Të papërgjegjshëm”

“Babai i Messit sapo ka vdekur”. Ky ishte lajmi i gabuar që u dha “live” në “Luzu TV”, një media argjentinase me përmbajtje në platforma si YouTube dhe Twitch. Gjatë programit “El Show del Verano”, moderatorja Florencia Peña njoftoi në transmetim të drejtpërdrejtë vdekjen e Jorge Messit, babait të kapitenit të Argjentinës. “Nuk do të doja t’ju jepja lajme të këqija, por babai i Messit sapo ka vdekur”, – u tha në studio, duke shkaktuar tronditje dhe konfuzion mes të ftuarve. Më pas u fol edhe për ndikimin që kjo do të kishte në Botëror, duke sugjeruar se Messi mund të largohej nga turneu. Pak më vonë, redaksia ndërhyri dhe pranoi se bëhej fjalë për një “fake news”. Luzu, un canal serio y con llegada...