“Ishte një lojë e tmerrshme taktikisht”, Klop zhgënjehet nga hapja e Botërorit: Goli i parë e përmbledh të gjithë ndeshjen

“Ishte një lojë e tmerrshme taktikisht”, Klop zhgënjehet nga hapja e Botërorit: Goli i parë e përmbledh të gjithë ndeshjen

Meksikë-Afrikë e Jugut ngriti siparin e Kupës së Botës mbrëmjen e djeshme. Kombëtarja latine fitoi lehtësisht 2-0, duke e nisur me fitore rrugëtimin në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit. Por paraqitja në fushën e lojës ka lënë për të dëshiruar, të paktën sipas Jurgen Klopit. Trajneri i mirënjohur ka thënë për “ZDF”-në se u luajt një ndeshje e tmerrshme taktikisht. “Goli i parë e përmbledh në mënyrë të përsosur të gjithë ndeshjen. Taktikisht ishte thjesht e tmerrshme. Asnjë ekip nuk luajti mirë. Edhe kur Meksika kishte epërsi numerike, sërish pësonte kundërsulme. Linja e mbrojtjes ishte shumë e thellë dhe ishte një problem constant përgjatë ndeshjes. Nuk ishte një ndeshje e një cilësie të lartë”, ka thënë Jurgen Klopi./Sport Ekspres/