Irani la mesazhin e koduar në dhomën e zhveshjes, pas barazimit me Belgjikën, me dy hashtagë #168 dhe #Minab
Pas vërshëllimës përfundimtare që mbylli në barazim 0-0 ndeshjen me Belgjikën dhe përshëndetjeve me kundërshtarët, futbollistët e kombëtares së Republikës Islamike të Iranit nuk u drejtuan menjëherë për në dhomat e zhveshjes. Fillimisht përshëndetën Los Agelos, qytetin që strehon komunitetin më të madh të emigrantëve iranianë jashtë Iranit. Lojtarët qëndruan për disa minuta në qendër të fushës, ndërsa kapiteni Mehdi Taremi u foli bashkëlojtarëve të mbledhur rreth tij. Ai kishte ndërruar fanellën e bardhë me fanellën e kuqe me numrin 20 të Hans Vanaken. Futbollistët iranianë lanë edhe një mesazh prekës në dhomën e zhveshjes: “Nga Persia e lashtë e mijëra viteve më parë tek Irani i qytetëruar i sotëm, shpirti i Iranit mbetet i gjallë dhe i palëkundur”. Bashkë me mesazhin ishin edhe dy...
Burimi:
telesport.al