Inter Miami përparon në bisedime për të nënshkruar Casemiro, gati të ulë pagën për të luajtur me Messi
26 Maj 2026 11:53 Telesport Inter Miami po përparon me bisedimet për të nënshkruar Casemiro si transferim i lirë nga Manchester United. Duket se skuadra amerikane është destinacioni i preferuar për mesfushorin brazilian, por ka ende disa pengesa për t’u kapërcyer. Skuadra tjetër amerikane e LA Galaxy ka të drejtat e zbulimit të Casemiro, kështu që Miami do të duhet të bjerë dakord për një marrëveshje për t’i blerë ato nga rivalët e tyre në MLS. Mësohet se edhe një klub nga Arabia Saudite po monitoron situatën në rast se çështja e të drejtave të zbulimit e pengon brazilianin të transferohet në SHBA. Kontrata e Casemiro me “djajtë e kuq” do të skadojë më 30 qershor. Majemi kuptohet të jetë qyteti ku ai dhe familja...
Burimi:
telesport.al