“Inter mbetet ekipi i më i fortë në Itali, dua të kem besimin e Chivu dhe të fitojmë sërish titullin”

“Inter mbetet ekipi i më i fortë në Itali, dua të kem besimin e Chivu dhe të fitojmë sërish titullin”

23 Korrik 2026 14:30 Telesport “Gjithmonë mendoj se jemi më të fortët. Mendoj kështu edhe kur nuk fitojmë; futbolli mund të jetë i çuditshëm ndonjëherë. Por ka shumë ekipe të rëndësishme në Serie A, jo vetëm Napoli.” Ky ishte mendimi i mbrojtësit të Inter, Yann Bisseck, duke folur nga kampi stërvitor i zikaltërve në Gjermani. “Nëse qëndrojmë të përqendruar te vetja, atëherë nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë të tjerët. Nëse tregojmë cilësitë tona në fushë, kemi një shans të madh për të fituar një tjetër titull“, shtoi mbrojtësi gjerman. Duke parë përpara sezonin e tij, Bisseck tha: “Dua vetëm të luaj, të kem besimin e trajnerit dhe të jap gjithçka që kam në fushë. Të tregoj cilësitë e mia”. “Mendoj se jam në rrugën...