I zuri vendin te Barcelona, Gordon tregon anën tjetër të Rashford: Ai është keqkuptuar

I zuri vendin te Barcelona, Gordon tregon anën tjetër të Rashford: Ai është keqkuptuar

Në prag të përballjes ndaj Norvegjisë, Anthony Gordon zbuloi se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me shokun e tij të skuadrës, Marcus Rashford, me të cilin garon për një vend në formacionin titullar tek Anglia. Për shkak të transferimit të Gordon, Barcelona vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Rashford, gjë që mesa duket nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien mes dy lojtarëve. “Rashford më ka ndihmuar shumë. Po kërkoj një shtëpi në Barcelonë dhe ai më ka dhënë shumë informacione në lidhje me qytetin dhe klubin, gjë që është vërtet e dobishme pasi nuk kam qenë ende atje. Është e vështirë për mua sepse e gjithë vëmendja ime është përqendruar në Kupën e Botës dhe ai ka qenë një ndihmë e...