I dyshuar për korrupsion në Kroaci, vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

I dyshuar për korrupsion në Kroaci, vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

Ish-futbollisti i njohur kroat, Dario Simic, është arrestuar nga autoritetet kroate nën dyshimet për përfshirje në një çështje korrupsioni që lidhet me ndërtimin e një kampingu turistik në bregdetin e Kroacisë. Sipas agjencisë kroate të lajmeve Hina, Simic dyshohet se ka siguruar lejet e ndërtimit në mënyrë të paligjshme, përmes ryshfetit dhe procedurave të parregullta. Mediat vendase kanë publikuar edhe fotografi të ish-mbrojtësit të prangosur nga policia gjatë arrestimit. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë: një ish-zyrtare rajonale e turizmit dhe një biznesmen lokal, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në skemën e paligjshme. Hetimet lidhen me një kamping të ndërtuar në Tisno, një qytezë bregdetare pranë Splitit. Sipas autoriteteve, objekti është ndërtuar në mënyrë të paligjshme pasi një pjesë e...