Hysaj kritika sulmit: Daku, Broja e të tjerët duhet të tregojnë më shumë potencë në vijën e parë

Hysaj kritika sulmit: Daku, Broja e të tjerët duhet të tregojnë më shumë potencë në vijën e parë

Adriatik BALLA Dje folën për mediat si trajneri Rolando Maran, ashtu dhe mbrojtësi veteran Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran i Kombëtares ka folur në prag të takimit që Shqipëria do të luajë me Luksemburgun. Nëse aktivizohet, mbrojtësi do e ketë ndeshjen e 100-të si kuqezi, pra ai do të thyejë një rekord të ri dhe do të bëhet lojtari me më shumë takime dhe i pari që theu numrin treshifror të ndeshjeve me përfaqësuesen. “Ka shumë kohë që nuk ka skuadra të lehta. Të gjitha luajnë mirë në futboll, dhe kush nuk ka emra janë fuqizuar dhe duhet të kemi kujdes. Kemi punuar me video. Me ndihmën e trajnerit tonë do sistemojmë 2-3 gjëra që nuk funksionuan në ndeshjen e kaluar. Dhe shpresojmë të shënojmë. Në...