Humbje direkt pas titullit, Flick: Nuk ishte e lehtë kundër një skuadre që lufton për mbijetesë

Humbje direkt pas titullit, Flick: Nuk ishte e lehtë kundër një skuadre që lufton për mbijetesë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, komentoi humbjen që iu hoqi katalanasve mundësinë për të arritur kuotën e 100 pikëve në kampionat. “Jam i zhgënjyer nga rezultati, por duhet ta pranojmë sepse luajtëm kundër një skuadre që lufton për mbijetesë. Nuk ishte e lehtë”, – deklaroi ai. Flick pa gjithsesi elementë pozitivë: “Pashë një skuadër shumë të motivuar. Menaxhuam minutat e lojtarëve që kishin luajtur më shumë. Në pjesën e parë kontrolluam lojën, por kundërshtarët sulmonin me shumë agresivitet. Në sulm nuk ishim në nivelin tonë të zakonshëm, por jam i kënaqur me atë që pashë”. Trajneri gjerman vlerësoi veçanërisht lojtarët e akademisë: “Álvaro Cortés luajti një ndeshje fantastike. Espart hyri mirë, Tommy mori minuta, ndërsa Bernal është rikthyer në nivel të mirë. Për Casadó ishte...