Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams

Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams

Autoritetet në Afrikë njoftuan të hënën se po hetojnë vdekjen e futbollistit, Jayden Adams, pasi trupi i tij u zbulua këtë fundjavë në një pronë në qytetin e Kejp Taunit. 25-vjeçari Adams vdiq dy javë pasi ndihmoi Afrikën e Jugut të arrinte fazën eliminatore të një Kupe Bote për herë të parë. Autoritetet nuk kanë publikuar shkakun e vdekjes. “Policia qendrore e Kejptaunit regjistroi një hetim pas zbulimit të trupit të një mashkulli 25-vjeçar të shtunën. Rrethanat që lidhen me këtë incident janë duke u hetuar”, tha policia. Policia tha se trupi u zbulua në një pronë në lagjen Schotsche Kloof të Cape Town rreth orës 11:00 të mëngjesit të së shtunës, por nuk dha më shumë detaje. Babai i Adams, Juanito Adams, i tha...