“Hoxha luajti mirë, bëti atë që prisja”, trajneri i Dinamos së Zagrebit: Ankesat e kundërshtarit? Zemërohen sepse humbën
Dinamoja e Zagrebit është kualifikuar në turin e tretë të Ligës së Kampionëve. Klubi kroat ka eleminuar Thunin pas kohës shtesë me rezultat të përgjithsëm 4-2. Trajneri i Dinamos së Zagrebit nuk i ka pranuar ankesat e kundërshtarëve për arbitrimit, të cilat sipas tij vijnë për shkak të zemërimit momental prej humbjes së pësuar. Ai gjithashtu ka vlerësuar paraqitjen e Arbër Hoxhës, që hyri në fushë nga stoli dhe përmbushi me sukses detyrat e caktuara nga trajneri. “Humbësi ka të drejtë të zemërohet, por ne flasim shumë për arbitrimin pas një ndeshjeje të shkëlqyer. Mund të them se më pëlqeu skuadra e Thunit, ata dhanë gjithçka nga vetja, luftuan edhe më vonë kur kishin më pak lojtarë. Urime për ta. Nuk do të kishte qenë...
Burimi:
sportekspres.com