Holanda, përfaqësuesja më e mirë e Botërorëve që nuk e fitoi asnjëherë titullin

Holanda, përfaqësuesja më e mirë e Botërorëve që nuk e fitoi asnjëherë titullin

Adriatik BALLA Kampi ku ndodhet Holanda në Botëror merr vëmendje të madhe. Tabelat “mirë se vini” në holandisht bëjnë që njëri prej ekipeve më të mira në botë të ndihet si në shtëpi. Secila tabelë prej tyre është kujtesë që Holanda nuk e ka fituar ende Botërorin. “Shpresojmë të shkojmë deri në fund”, thotë mbrojtësi Virgjil van Dijk, që merr pjesë në Kupën e Botës për herë të dytë. Van Dijk është kapiten i përfaqësueses holandeze, që ndeshjen e parë e luan të dielën ndaj Japonisë në Dallas. “Ne e dimë se sa vështirë do të jetë”, ka shtuar mbrojtësi i Liverpulit. “Por i gjithë fokusi ynë është te Japonia. Kjo ndeshje e ka gjithë vëmendjen tonë. Nuk do të shikojmë shumë përpara. Por të...