Dinamo likuidon Aluminij dhe shkon me plot meritë në raundin e tretë. Shkëndija “ok”, bien Ballkani dhe Malisheva
Pas brazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Slloveni, Dinamo ka fituar 3-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Aluminij. Sfida u zhbllokua në minutën e 24-të, Dinamo gjen golin me Lorenco Vilën, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Hekuran Berishës. Në minutën e 42-të, Kelvi Qefalija dyfishoi shifrat me një gol spektakolar nga distanca, me një goditje të fuqishme me të djathtën. Topi përfundoi në rrjetë edhe falë devijimit të kundërshtarit. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Dinamon. Dinamo e nis mjaft mirë edhe pjesën e dytë. Në minutën e 48-të, Malomo ishte shumë pranë shënimit të një goli spektakolar, por gaboi në momentin e fundit në finalizim. Në minutën e 73-të, goditje dënimi në pozicion të rrezikshëm për sllovenët, por topi përplaset...
Burimi:
telesport.al