Hazard lançon linjën e tij të hamburgerëve, 15 vite pas “burger-gate” që tronditi Belgjikën

Hazard lançon linjën e tij të hamburgerëve, 15 vite pas “burger-gate” që tronditi Belgjikën

4 Qershor 2026 7:01 Alfred Lleshi Eden Hazard është rikthyer në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe larg fushave të futbollit. Ish-ylli i Chelsea dhe i Belgjikës ka nisur një bashkëpunim me zinxhirin e fast-food-it “Quick” për të krijuar një linjë hamburgerësh që mban emrin e tij. Projekti, i quajtur “L’Eden”, përfshin tre variante; me pulë, mish viçi dhe peshk, teksa do të jetë i disponueshëm në të gjitha restorantet e kompanisë në Belgjikë. Kjo nismë përkon me 15-vjetorin e famshëm të “burger-gate”, episodit që shkaktoi debat të madh në vitin 2011, kur Hazard u filmua duke ngrënë një hamburger pranë vijës anësore, pak pasi ishte zëvendësuar në një ndeshje të kombëtares belge kundër Turqisë. Ajo që dikur u kthye në objekt kritikash, sot është...